Rusia zotohet të lehtësojë korridoret humanitare për evakuimin e civilëve
Komandanti i forcave kryesore mbrojtëse në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit thotë se trupat ruse kanë hyrë në uzinë, ku javën e kaluar nisën edhe evakuimet e kufizuara të civilëve.
“Ka luftime të përgjakshme. Unë jam krenar për ushtarët e mi që po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të frenuar sulmin e armikut . Falenderoj të gjithë botën për mbështetjen e madhe që jep për garnizonin e Mariupol. Ushtarët tanë e meritojnë”, tha komandanti në regjimentin e Azov, Denis Prokopenko.
Më shumë se 300 civilë nga Mariupol i rrethuar dhe 4 qytete të tjera janë evakuuar dhe janë transferuar në Zaporizhzhia. Ky është operacioni i dytë i suksesshëm për shpëtimin e qytetarëve.
Qeveria ruse është zotuar të lehtësojë më shumë korridore humanitare nga e enjtja deri të shtunën për të mundësuar më shumë evakuime.
Sirenat e alarmit vijojnë të dëgjohen në shumë qytete, sulme të reja janë raportuar pranë Kievit, në Cherkasy dhe në Dnipro në qendër të Ukrainës.
Autoritetet shprehen se Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e tyre. Ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytri Kuleba akuzon Moskën se po përdor “terrorizmin raketor” .
“Problemi i vërtetë që nuk e bën asnjë vend të sigurt në Ukrainë, janë raketat, raketat ruse të lëshuara në çdo kohë, në çdo drejtim, në çdo qytet . Ne kemi të gjitha arsyet për të folur mbi Rusinë që përdor taktikat e terrorizmit me raketa për të përhapur frikë në të gjithë Ukrainën”, u shpreh Kuleba.
Ndërkohë, Bjellorusia, të cilën Rusia e përdori si terren për pushtimin e Ukrainës , ka shpallur fillimin e stërvitjeve ushtarake. Qeveria e saj pretendon se ato nuk janë kërcënim për komunitetin evropian dhe për asnjë shtet fqinj.
LEXONI GJITHASHTU
Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër