Meta kërkesë urgjente politikës: Mbajeni premtimin për zgjedhoren, mos kini frikë nga vota e lirë!

31 Maj 2020 | 12:16

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish mbi zhvillimet e fundit socio-politike në Shqipëri.

Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se politika në Shqipëri dhe aktorët përgjegjës duhet të marrin seriozisht projeksionin e bërë nga Banka Botërore, e cila paralajmëroi për rritjen e mëtejshme të shifrave të varfërisë, sidomos pas pandemisë globale të COVID-19.

“Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”, thuhet në shënimin e Metës.

Kreu i Republikës fton sërish aktorët politikë që të përmbyllin brenda afatit reformën zgjedhore, afat i cili përfundon gjatë ditë së sotme, pavarësisht se palët ndodhen akoma larg arritjes së një konsensusi me bazë të gjerë.

Meta thekson se, ka ardhur koha që politikanët nuk duhet të kenë frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve, por se duhet t’u japin mundësi atyre të shprehen kundër deputetëve, të cilët votojnë ligje kundër interesave të vendit.

“Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak. Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”, shton Meta.

Në fund por jo nga rëndësia, Meta kërkon që edhe presidenti i vendit të zgjidhet nga populli me qëllim që mos të varet nga asnjë parti, por vetëm te Kushtetuta dhe vullnetit qytetar.

“Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës”,  shton Meta.

Lexoni gjithashtu: 

Sot afati i fundit për përmbylljen e reformës zgjedhore, palët sërish larg konsensusit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026