Rusia i kërkon falje Izraelit për deklaratat se Hitleri kishte gjak hebre

6 Maj 2022 | 09:05

Është presidenti Vladimir Putin ai i cili ‘korrigjon’ gabimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që u shpreh se Hitler ka gjak hebre. Shefi i Kremlinit i kërkoi falje kryeministrit të Izraelit, raporton Euronews.

Izraeli është një nga të paktat vendet që ka një qëndrim neutral ndaj Moskës sa i përket luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, kreu i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres akuzon sërish Rusinë se po provokon luftën dhe përsëriti thirrjet që të vendoset paqja sa më shpejt.

“Gjatë udhëtimeve të mia nuk i zbuta deklaratat. Unë thashë të njëjtën gjë si në Moskë edhe në Kiev, është pikërisht ajo që e kam shprehur vazhdimisht në Nju Jork, pushtimi rus në Ukrainë është shkelje e integritetit të saj territorial dhe  kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe  duhet të përfundojë për hir të popullit të Ukrainës, Rusisë dhe të gjithë botës”, u shpreh Guterres.

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit i ka injoruar akuzat dhe ka shpjeguar se Rusia është provokuar dhe vazhdon të provokohet nga furnizimi me armë i Ukrainës

SHBA u ka bërë thirrje anëtarëve të këshillit që të dënojnë pushtimin, por deri më tani askush nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Deklarata e Lavrovit se Hitleri kishte gjak hebre zemëron Izraelin

‘Rusia harroi mësimet e Luftës së Dytë Botërore’, Zelenski reagon ndaj Lavrov

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për të pezulluar lojtarin e ekipit...
18:11 | 06/07/2026

Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar...
17:44 | 06/07/2026

Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut

Rafineria më e madhe e naftës në Rusi, e vendosur në qytetin e Omskut në Siberi, është goditur nga dronë ukrainas, në atë që konsiderohet...
17:28 | 06/07/2026