Të miturit azilkërkues në rënie, Hamataj rendit arsyet
Ornela Hamataj, koordinatorja e projektit “Terre Des Hommes Albania” u shpreh për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se duke parë shifrat ka viti 2016 dhe më herët e deri në vitin 2021 ka një tendencë në rënie sa i takon azilkërkuesve.
Sipas një studimi ajo tregoi se piku i largimit nga Shqipëria ishte në vitet 2016-2019.
“Në 2016-tën shifrat kalonin deri në 160 të mitur të pashoqëruar, ndërkohë në 2020-tën kishim një rënie prej 75 fëmijësh dhe po flasim për 2021-shin ku numri është në 70,” – tha Hamataj.
Arsyet kryesore të largimit të fëmijëve, kryesisht të grupmoshës 14-17 vjeç, janë kushtet social-ekonomike.
Duke marrë parasysh këto arsye, Hamataj u shpreh se fëmijët trajtohen në shtetet ku ndodhen, sigurisht në varësi të politikave të vendeve përkatëse, që në të gjitha rastet lajmëronë shtetin shqiptar për personin që ndodhet në territorin e tyre dhe kërkon azil.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha