Apeli i Papa Françeskut: Njerëzit, më të rëndësishëm se ekonomia
Papa Françesku deklaroi të dielën se njerëzit janë më të rëndësishëm se ekonomia, teksa shtete të ndryshme po vendosin se si të çlirojnë sa më parë vendet nga bllokada kundër koronavirusit.
Ati i shenjtë i bëri komentet gjatë fjalimit të tij në mesditë, nga dritarja që bie mbi sheshin Shën Pjetër.
“Apeloj që askush të mos heqë dorë nga kujdesi shëndetësor. Kurimi i njerëzve dhe jo shpëtimi i ekonomisë është më i rëndësishëm. Ne, njerëzit jemi tempujt e Shpirtit të Shenjtë, ekonomia nuk është”, deklaroi Papa.
Ai nuk përmendi emra shtetesh, por shumë qeveri po vendosin nëse të rihapin aktivitetet ekonomike për të shpëtuar vendet e punës dhe standardet e jetesës, apo të mbajnë bllokada derisa të sigurohen që virusi është tërësisht nën kontroll.
“Ju e dini që njerëzit nuk do të dalin nga kjo krizë njësoj si më parë. Ne do të dalim më mirë, ose më keq se më parë. Le të gjejmë kurajën që të dalim më të mirë, në mënyrë që ta ndërtojmë më mirë periudhën e post-krizës”, u shpreh Ati i Shenjtë.
Fjalët e Papës u pritën me duartrokitje nga disa qindra persona që ndodheshin në shesh, shumë prej të cilëve mbanin veshur maskat mbrojtëse dhe ruanin distancën nga njëri-tjetri.
Sheshi Shën Pjetër u hap për publikun të hënën e kaluar dhe mesha e Papës ndiqet zakonisht nga dhjetëra mijëra njerëz.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus