Aksident në Shkodër, humbin jetën 2 turistë
Dy turistë polakë kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në Shkodër mesditën e sotme.
Aksidenti është shënuar në aksin Shkodër-KryeBushat ku motori me të cilin udhëtonin 2 turistët është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja shtetasja Marta MakoWska 42 vjeçe, nga Polonia.
Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetitka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.
14 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vendin tonë vetëm gjatë muajit mars 2022 sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të INSTAT, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore