Si funksionon testi i drogës, punonjësja e policisë shpjegon detajet
Policia e Shtetit, prej një muaji po përdor për herë të parë një pajisje për të testuar nëse shoferët kanë konsumuar drogë.
Silva Mërtiri, specialiste për Shkeljet Administrative në Policinë e Shtetit, shpjegoi në emisionin “Sot” në Euronews Albania se si funksionon kjo pajisje.
Mërtiri tha se kjo pajisje çdo lloj droge që mund të ketë konsumuar personi specifik.
“Bëhet fjalë për një kit me anë të cilit merret esencë nga sekrecionet e pështymës dhe më pas vendoset te pajisja që tregon për 2-3 minuta nëse drejtuesi i mjetit ka konsumuar drogë ose jo”, shpjegoi ajo.
Mërtiri tha se nëpërmjet këtij testi provohet se cila lloj droge është konsumuar, ndërsa testi del pozitiv ose negativ.
Sipas policës, ky test do të zvogëlojë numrin e aksidenteve në rrugë pasi “kishte drejtues mjetesh që dilnin të pastër për alkoolin, por nuk mund të provohej nëse ishin nën efektin e lëndëve narkotike”.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor