Ekstradohet nga Gjermania ish-truproja e Saimir Tahirit

7 Maj 2022 | 18:23

Truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, Hekuran Marku është ekstraduar drejt Shqipërisë. 47-vjeçari i arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti” akuzohet për disa vepra penale.

Marku u arrestua nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Përveç tij, në hetim është edhe truproja tjetër, Agustin (Paul) Deda, i arrestuar në Francë. Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase, ndërsa Shqipëria kërkon që të ekstradohet.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë, ku mes dhjetëra personave të ndaluar ishte dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i dyshuar se ka ndihmuar trafikantë për t’iu shmangur drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026