Gjykata i hap rrugën ekstradimit në Spanjë të biznesmenit Janina

8 Maj 2022 | 12:36

Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën esktradimit në Spanjë të biznesmenit të hidrosanitareve, Nikolin Janina.

Biznesmeni do të qëndrojë 40 ditë në burg, deri në mbërritjen e dosjes nga autoritetet spanjolle.

56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për trafik droge.

Dyshohet se Janina trafikonte heroinë, morfinë e opium në vendet e BE-së si drejtues i një grupi kriminal.

Biznesmeni ishte në hetim në nëntor të 2017 për pasurinë e tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pronat e tij me vlerë 4 milionë euro u vendos të sekuestroheshin pasi nuk arrinte t’i justifikonte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026