Ibsen Elezi regjistrohet në garën për kreun e PD-së

8 Maj 2022 | 18:27

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike. Në garë kundër tij do të jetë ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Elezi ka depozituar dokumentet pranë Komisionit Operacional zgjedhor të PD-së, ditën e djeshme në orën 11:30.

Kërkesa e Elezit për kandidimin në zgjedhjet për kryetar të PD-së

Ndërsa, Berisha e ka dorëzuar pasditen e së premtes kërkesën zyrtare për të marrë pjesë në garën e 22 majit.

Ibsen Elezi kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e PD-së në qershor të viti 2021, por kandidatura e tij u skualifikua nga gara me vendim Kryesie.

Elezi u skualifikua nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi...
10:16 | 24/07/2026