Koloseu rihap dyert. Vizitorët, me maska dhe në distancë
Monumenti i lashtë i Koloseut në Romë rihapi dyert për publikun këtë të hënë, për herë të parë pas tre muajsh, edhe pse nuk do të jetë më si më parë.
Në bazë të rregullave të post-bllokadës, një numër nga 200 deri në 300 persona do të lejohen të hyjnë brenda, një kuotë kjo shumë më e ulët nga numri tradicional i turistëve që mbushin amfiteatrin romak.
Gjithashtu, tani do të respektohet distancimi social, vizitat do të duhet të jenë të prenotuara, para hyrjes do të matet temperatura dhe mbajtja e maskave do të jetë me detyrim.
Një makinë e pajisur me termo-skaner në hyrje flet, duke u kujtuar njerëzve që t’i mbajnë maskat veshur. Zakonisht, në një ditë qershori Roma është e tejmbushur me turistë, por tani, për herë të parë banorët mund ta shijojnë monumentin e mrekullueshëm vetë.
“Pas 84 ditësh bllokadë, nga 8 marsi, kur të gjitha monumentet e kulturës italiane u mbyllën për shkak të pandemisë, sot rifillojmë me shumë entuziazëm dhe optimizëm. Rihapja e dyerve është shenjë e mikpritjes sonë dhe përsa i takon sigurisë kemi ngritur aksese me sens unik”, deklaroi Alfonsina Russo, drejtoreshë e parkut arkeologjik të Koloseut.
Ditën e parë të hapjes pati vetëm banorë autoktonë, pasi rregullat e bllokadës u ndalojnë italianëve të largohen nga rajonet e tyre. Por prej 3 qershorit në mbarë vendin do të lejohet lëvizja e lirë dhe do të hapen kufijtë për vendet e tjera evropiane.
Si një nga monumentet ikonë të Italisë, Koloseu ka përjetuar shumë evente të rëndësishme në historinë e njerëzimit. I ndërtuar nga perandori Vespasiano, amfiteatri mund të priste deri në 50 mijë spektatorë që mblidheshin për të parë ndeshjet mes gladiatorëve dhe ndonjëherë ekzekutimet.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës