Kryeministri Rama reagon pas hapjes së kufijve tokësorë me vendet e rajonit
Shqipëria sot ka hapur kufijtë tokësorë me vendet e rajonit, duke krijuar një mundësi të re të qarkullimit të njerëzve pas mbylljes disa mujore për shkak të pandemisë COVID-19. Për këtë masë lehtësimi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me një qëndrim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, shefi i mazhorancës shprehte se, pavarësisht të metave që ka, ai di t’i mbajë premtimet kundrejt qytetarëve.
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!” e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!”, shkruan Rama.
Ai fton qytetarët të tregojnë durim dhe besim tek autoritetet shtetërore.
“Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!’, shton ai.
Kryeopozitari Lulzim Basha priti dje në një takim përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj mazhorancës. Siç njoftoi zyra e shtypit të PD-së, Basha në fjalën e tij është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës.
“Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi t’i harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin”, tha Basha.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë