295 mijë persona hynë e dolën përmes aeroportit të Rinasit në një muaj

9 Maj 2022 | 11:49

Është një ditë e zakonshme në aeroportin e Rinasit. Mbi 10 mijë udhëtarë do të mbërrijnë apo nisen sot nga këtu.

Vetëm katër vende evropiane shënuan në tremujorin e parë të vitit 2022 më shumë udhëtarë se në tremujorin e parë të vitit 2019, viti para pandemisë.

Rreth 295 mijë udhëtarë kaluan përmes aeroportit të Rinasit në këtë periudhë, gati 40 për qind më shumë se tre muajt e parë të vitit 2019.

Në muajin mars Rinasi shënoi një rekord rajonal: pati më shumë udhëtarë se Aeroporti i Beogradit, aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Shtimi i destinacioneve të reja dhe veçanërisht fluturimet me kosto të ulët janë arsyeja kryesore e rritjes së numrit të udhëtarëve.

Foto: Euronews Albania

Nga Rinasi sot fluturohet direkt në 50 qytete në botë. Për herë të parë Shqipëria është e lidhur direkt thuajse me të gjitha kryeqytetet europiane: Parisin, Londrën, Romën, Berlinin, Brukselin, Vjenën, Madridin, Gjenevën Stokholmin apo Varshavën. Mund të fluturohet në vende turistike si Nisa, Verona, Dubai.

Në shumë destinacione udhëtohet me kosto vetëm dhjetëra euro. Dhe mijëra qytetarë po përfitojnë duke planifikuar pushime që më parë nuk kishin mundësi t’i bënin.

Heqja e kufizimeve të COVID-it në botë, çmimet e ulëta të fluturimit dhe fluturimet direkte në shumë destinacione turistike pritet të sjellin ndoshta vitin me numrin më të lartë të turistëve shqiptarë në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026