Kush është shoferi i droguar që përplasi çiftin dhe fëmijën 3 muajsh
Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që një ditë më parë përplasi një çift me foshnjën e tyre teksa ecnin në vijat e bardha, ishte një drejtues mjeti i skeduar nga policia.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se 3 javë më parë i njëjti automjet luksoz ishte shoqëruar nga policia rrugore, pasi kishte dyshime se mund të ketë qenë i vjedhur, por ka rezultuar se nuk ishte i tillë.
Ajas Sulejmani është ndëshkuar të paktën nga 8 herë nga policia rrugore muajt e fundit për shkelje të ndryshme si shpejtësi, mosmbajtje të rripit të sigurimit apo parkim i gabuar, të cilat i ka shlyer duke paguar. Sipas informacioneve zyrtare, leja e drejtimit nuk i ishte tërhequr.
Burime zyrtare konfirmojnë për Euronews Albania se ndryshe nga çfarë u përfol një ditë më parë, 39-vjeçari nuk është në kërkim ndërkombëtar në asnjë shtet, por ka qene i skeduar për trafik drogë.
Sulejmani pritet të dalë nesër para gjykatës, ku do të përballet me akuzat drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, pasi ka rezultuar nën efektin e drogës, konkretisht kanabis sativa. Sipas ligjit, Ajazi rrezikon të marrë një dënim nga 5-10 vjet burg.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në rrugën e Kavajës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.
Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.
39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh