88-vjeçari në Infektiv vdiq nga infarkti, jo nga COVID-19
Një pacient 88 vjeç nga Tirana vdiq mbrëmjen e së hënës në Spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. 88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi.
Më herët gjatë ditës pati një tjetër vdekje. Një 76-vjeçare me diabet, humbi jetën si pasojë e një tumori në pankreas. Ajo ishte e infektuar, por sipas mjekëve nuk kishte shfaqur sëmundje nga COVID-19 dhe për këtë arsye autoritetet nuk e përfshinë në bilancin total.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 102 testime dhe kanë rezultuar 6 raste pozitive me COVID-19.
Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës