Forumi Ekonomik i Tiranës: Lidhja me rajonin dhe BE-në të forcohen
Shqipëria duhet integrohet në BE, të forcojë bashkëpunimin me rajonin dhe të menaxhojë krizat me projekte të zgjuara.
Këto janë disa nga përfundimet që dalin nga Forumi i katërt Ekonomik i Tiranës, që bëri bashkë zyrtarë, ekspertë të ekonomisë, diplomatë dhe biznesmenë të disa vendeve.
E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, por koha nuk pret. Ky është mesazhi i diplomatëve të Francës, Italisë e Greqisë në Forumin Ekonomik të Tiranës.
“Ne besojmë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të jetë pjesë e saj”, tha Sophia Philippidou, ambasadorja e Greqisë në Tiranë
“Jeta nuk mund të jetë e njëjtë si përpara 24 shkurtit. Historia është ndryshe tani. Duhet të lëvizim përpara dhe të fusim në çadrën e Bashkimit Europian edhe Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ambasadori italian Fabrizio Bucci.
Për të përballuar sfidat e mëdha që imponon koha, përveç integrimit në BE, sot është e nevojshme të hartohen projekte të zgjuara që t’u lehtësojnë jetën qytetarëve. Po kështu, edhe krizat duhen të shihen si mundësi për zgjidhje të reja.
“Kriza aktuale nuk është vetëm një krizë çmimesh, por edhe krizë furnizimi dhe puna që kemi bërë me rajonin në 20 vitet e fundit na ka ndihmuar të kapërcejmë sfidat me të cilat po përballemi edhe tani”, tha Delina Ibrahimi, ministre e Ekonomisë dhe Financave.
I ndarë në disa panele diskutimi, forumi i katërt ekonomik i Tiranës ka bërë bashkë zyrtarë të ndryshëm nga disa vende, si ministra, zv.ministra, diplomatë, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi