Putin u kërkon autoriteteve veprime më të forta për parandalimin e zjarreve
Presidenti Vladimir Putin u ka kërkuar autoriteteve të ndërmarrin veprime më të forta për parandalimin e zjarreve në Rusi sidomos në Siberi.
Zjarret që kanë shpërthyer në të gjithë Siberinë jugperëndimore në Rusi kanë vrarë të paktën 10 njerëz dhe kanë dëmtuar qindra ndërtesa këtë javë.
Putin përmes një telefonate me video-call së bashku me zyrtarët federalë dhe rajonalë, ka theksuar se zjarret që goditën vendin vitin e kaluar ishin më të mëdhatë ndër vite.
Ai u kërkoi guvernatorëve lokalë të raportonin mbi masat që ishin marrë për të rritur sigurinë nga zjarri.
“Ne nuk mund të lejojmë një përsëritje të situatës së vitit të kaluar. Ne duhet të luftojmë zjarret në një mënyrë më efikase, sistematike dhe konsistente. Zjarret në shkallë të gjerë minojnë përpjekjet tona për mbrojtjen e klimës”, tha Putin.
Ai ripohoi rëndësinë e pyjeve për trajtimin e ngrohjes globale , duke vënë në dukje se “zjarret në shkallë të gjerë minojnë përpjekjet tona për mbrojtjen e klimës.”
“Kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe parësore për vendin tonë dhe mbarë botën”, tha Putin.
Zjarret shkatërruan më shumë se 17 milionë hektarë vitin e kaluar në Rusi.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik