Rasti i abuzimit me 15-vjeçaren, apeli i Vataj: Të nxisim që viktimat të raportojnë dhunuesit e tyre
“Mediat duhet të tregojnë kujdes në raportimin e rasteve të abuzimit ndaj të miturve në mënyrë që të mos nxisin stigmatizimin dhe heshtjen e viktimave,” – këtë kritikë adresoi në Euronews Albania Drejtori Ekzekutiv i Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri, Mirgit Vataj.
Eksperti social i tha gazetares Bruna Çifligu se rasti i raportuar pak ditë më parë në media, se një 65-vjeçar dhe 3 të rinj kishin dhunuar seksualisht një 15-vjeçare, ishte denoncuar në mënyrë anonime që në fillim të muajit maj në platformën e Linjës Kombëtare.
Vajza kishte vuajtur shantazhe me video intime të publikuara në rrjet, video të cilat, siç tha Vataj iu përcollën policisë, e cila nisi hetimet.
Autoritetet bashkë me Linjën Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë në Shqipëri punuan që t’i hiqnin nga qarkullimi në rrjet dhe të pengonin ribotimet e tyre. Paralelisht u puna për identifikimin e dhunuesve dhe përkrahjen e viktimës.
“Kolegë të mi kanë pasur kontakte me vajzën, i është ofruar këshillim dhe mbështetje psikologjike, një ambient i sigurt dhe asistencë mjekësore nëse do të ishte e nevojshme. Tashmë rasti ka kaluar te ekspertët, të cilët do të mundohen që t’i garantojnë rikuperimin,” tha Vataj duke u shprehur se ngjarje të tilla janë shumë të vështira për t’u trajtuar.
Abuzimi seksual vështirë të raportohet pasi viktimat kalojnë në vetëfajësim, kërcënohen nga abuzuesit dhe stigmatizohen nga familjarët apo shoqëria.
Për këtë Vataj apeloi mediat që të mos vazhdonin me raportime nga lagjja ku vajza banonte, të mos u japin zë njerëzve, apo shoqërisë në mënyrë që të mos nxisin efekte të kundërta siç mund të jetë heshtja e viktimave të tjera.
Në intervistën për Euronews Albania, Vataj bëri thirrje që të gjithë fëmijët që ndihen të abuzuar duhet të raportojnë në linjën e telefonit 116-111 në mënyrë që ata të ndihmohen dhe abuzuesit e tyre të ndëshkohen.
Lexoni gjithashtu:
Dhunuan seksualisht të miturën, policia arreston një 65-vjeçar dhe tre të rinj
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta