Lufta kundër racizmit dhe diskriminimit, KiE: Shqipëria të bëjë më shumë
Shqipëria duhet të bëjë më shumë për financimin e nismave sociale, që kanë si qëllim luftimin e racizmit dhe diskriminimit ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë.
Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, i themeluar nga Këshilli i Evropës, në të cilin bëhet thirrje për të adresuar sa më parë një seri çështjesh shqetësuese.
Së pari, raporti u bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë burime të mjaftueshme financiare dhe të personelit për aktivitetet në rritje të Avokatit të Popullit, si dhe të ndërmarrin veprime më konkrete për implementimin e rekomandimeve të bëra nga organet e barazisë.
Gjithashtu, raporti konstaton se dënimet publike të gjuhës së urrejtjes nga figura të larta politike dhe figura të tjera publike janë jashtëzakonisht të rralla, me ligjëratat kundër romëve dhe ato homofobike që shpesh herë konsiderohen të pranueshme në debatet publike.
Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës vlerëson më tej se, përpjekjet për të luftuar bullizmin dhe ekstremizmin në shkolla janë zvogëluar, kryesisht në masa të përgjithshme të rritjes së ndërgjegjësimit dhe nuk kanë arritur të mbulojnë në mënyrë efikase grupet e cenueshme, siç janë fëmijët romë dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTI.
Në raport nënvizohet se, shumë romë dhe egjiptianë mbeten përtej mundësive të formimit profesional dhe programeve aktive të punësimit dhe vuajnë nga jetesa në kushte të papërshtatshme të strehimit.
Dokumenti zyrtar nxit autoritetet që të përfundojnë aktet nënligjore të nevojshme për ligjin për ndihmën juridike dhe ligjin për strehimin social.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut