Berisha: Rama ndodhet në panik, ndaj merret me drejtësinë dhe kundërshtarët
Sali Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të ish-kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti thirrjet ndaj SPAK-ut për ta marrë atë në hetim, pasi është shpallur “non grata” nga SHBA-të.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, ish-kryeministri u shpreh se Rama ndodhet në panik, ndaj po merret me drejtësinë dhe kundërshtarët politikë.
Sipas Berishës, Rama kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të cilët po përballen me vështirësi për shkak të keqqeverisjes.
“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve, në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për regjimin e Koresë së Veriut, ka disa synime. Më së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha për shkak të kësaj qeverie e cila, me firmë dhe me vulë vetëm vjedh”, tha Berisha.
Ndërsa deklaratën e tij të pak ditëve më parë, ku tha se SPAK-u duhet të marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, Rama nuk e konsideroi si presion ndaj këtij organi.
Rama u shpreh këtë të mërkurë se po kërkon më shumë nga drejtësia e re, pasi është investimi më i madh politik në vend, në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë i bëri thirrje SPAK-ut, duke i kërkuar të hetojë ngjarje si 21 Janari dhe Gërdeci.
LEXONI GJITHASHTU
“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht