Berisha: Vuçiç është Putin i vogël që do të përsërisë gjenocid
“Vuçiç është frymëzuesi i gjenocidit serb. Ky njeri është Putin i vogël që t’i përsërisë ato në çdo kohë”.
Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare, ku nënvizoi se Kuvendi duhet të dënojë krimet e luftës të Serbisë, mes të cilave edhe masakra e Srebenicës.
“Udhëheqësit aktualë me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektët e këtij gjenocidi. Vuçiç është i regjistruar me zë dhe figurë tek thotë në parlamentin e vendit të rij se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi klasik i gjenocidit të bazuar në urrejtjen fetare”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet më madhore është qëllimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç.
“Ne kemi detyrim po kaq madhor për të dënuar këtë gjenocid, i cili është sanksionuar në dy vendime të gjykatave të mëdha të kohës, Gjykata e Hagës dhe gjykatës ndërkombëtare të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Në rrafshin juridik ky është gjenocid universalit, i faktuar dhe pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht