‘Gjenocidi në Srebrenicë’, Balla: Berisha furnizoi me naftë ushtrinë jugosllave
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në seancën plenare të Kuvendit, se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Balla u shpreh se në vitin 1995, u publikua një raport i zv.presidentit amerikan të asaj kohe Algor, ku thuhej se Shqipëria po furnizonte ushtrinë jugosllave me naftë kontrabandë, duke thyer embargon.
“Gjenocidi serb në Srebrenicë nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje Sali. Në 25 prill të vitit 1995, rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport të zv.presidentit amerikan Algor. Në raport thuhet, Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Në bazë të këtij raporti, SHBA-të arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon. Ne mund të bëjmë një rezulotë për këtë çështje, por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme”, tha Balla.
Sipas tij, Berisha ka bërë një marrëveshje me ish-presidentin e Malit të Zi Momir Bulatoviç për të kaluar naftën në këtë shtet e më pas për ta kaluar në Serbi.
“Përsa i përket marrëveshjeve të tua për të furnizuar makineritë e luftës, do i ftoja të gjithë kolegët, merrni dhe lexoni librin e ish-presidentit të Malit të Zi, Momir Bulatoviç, i cili I ka shkruar në një libër. Thotë se kemi pasur një marrëveshje me presidentin e asaj kohe Sali Berishën, për të shtrirë tubat në liqenin e Shkodrës për të çuar naftën në Mal të Zi. Ti ke thyer embargon e Shteteve të Bashkuara me marrëveshje”, deklaroi Balla.
LEXONI GJITHASHTU
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa