Vila që futi në sherr PD-në, Shehu: Bardhi të dënohet për fshehje krimi
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu refuzoi të komentonte akuzat e deputetit Gazmend Bardhi lidhur me vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit, që sipas këtij të fundit i përket një deputeti demokrat pranë Berishës.
I ftuar në emisionin ‘Sot’, Shehu i cilësoi meskinitet akuzat e Bardhit. Ai kërkoi nga Prokuroria të thërrasë Gazmend Bardhin lidhur me këtë denoncim ose në të kundërt sipas tij, Bardhi duhet të dënohet për fshehje të krimit.
“Është një meskinitet i kolegut që e krijoi këtë gjë dhe nuk ja vlen të merresh me gjëra të tilla që të lënë një shije të mungesës së karakterit të njeriut për të njollosura ca njerëz, akuza për të cilat duhet të shkojë të denoncojë nëse janë të vërteta. Unë do të doja të kisha një vilë të tillë, ku ta gjeja. Por s’mund të mohoj një gjë që s’ekziston. Si duhet të shkojë në prokurori ku të çojë prova për këto akuza, ndryshe duhet të dënohet për fshehje të krimit”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kuvendi rrëzon rezolutën për gjenocidin serb, Berisha filmon deputetët
- VIDEO | Gazmend Bardhi dhe Edmond Spaho përplasen me fyrje në Kuvend
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar