Pse kaluan ujësjellësit te ministria? Përgjigjet drejtori i AKUM
Drejtori i AKUM, Klevis Jahaj tregoi për “SOT” në Euronews Albania pse ujësjellësit kaluan te ministria.
Sipas tij bashkitë nuk e kanë bërë punën si duhet. Jahaj tregoi se parashikohet që nga 58 shoqëri të formohen 15 shoqëri, të cilat janë përzgjedhur përmes disa kritereve.
Ai tregoi se përzgjedhja është bërë duke u bazuar jo vetëm në afërsinë territoriale, jo vetëm nga burime që kanë afër për të furnizuar popullatën, por dhe nga numri minimal i abonentëve që do të shërbejnë.
Shoqëritë më të mëdha, specialistët më të mirë dhe unifikimi i strukturave organizative apo sistemet e informacionit për menaxhimin e faturave dhe arkëtimeve janë disa nga benefitet që do të vijnë me kalimin e ujësjellësve te ministria.
“Kontrolli që shteti tani merr drejtpërdrejt në monitorimin e këtyre SH.A-ve dhe në bazë të gjithë analizës, planeve të biznesit që ne kemi bërë për gjithë sektorin, stimulimet 3-4 vjeçare të performancës, këto kompani me këtë shkallë organizimi dhe këtë numër abonentësh që mendohet të organizohet sipas projektvendimit të dalë ditën e djeshme kanë një mundësi reale për t’u kthyer jo vetëm në një shërbim më të mirë për qytetarët, por edhe potencial ekonomik,” – u shpreh Jahaj.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit