Ish-kryetarja e KQZ: Reforma duhet të ishte mbyllur me kohë. Teknologjia mund të sjellë dështim të zgjedhjeve
Teksa Këshilli Politik është mbledhur sërish sot me praninë e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, janë dy çështje që mbajnë ende pezull reformën zgjedhore; administrata zgjedhore dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi tha se reforma zgjedhore tashmë duhet të ishte përmbyllur në mënyrë që t’i linte kohën e duhur implementimit para zgjedhjeve.
Znj. Luzi u shpreh me rezerva sa i përket përdorimit të teknologjisë për identifikimin e zgjedhësve, pasi një gabim sipas saj, do të çonte në dështimin e zgjedhjeve.
“Reforma zgjedhore tashmë duhet të kishte mbaruar, pasi kjo cenon procesin në tërësi, nga 2021 jemi shumë afër, gjërat që diskutohen sot do ta kenë shumë të vështirë implementimin.
Ne nuk kemi ndryshime vetëm në kodin zgjedhore, problem është implementimi. Sa i përket kërkesës për identifikimin biometrik të zgjedhësve, palët politike duhet t’i kthehen mbrapsht problematikave që dolën në zgjedhjet e vitit 2013.
Teknologjia tek zgjedhjet është sensitiv; duhet bërë gradualisht, pasi mund të çojë në dështimin e zgjedhjeve. Implementimi duhet bërë në zona të vogla e më tej të shtrihen më gjerë, pra elektronika duhet të vijë gradualisht”, tha ish-kryetarja e KQZ.
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës