351 ukrainas kanë ardhur në Shqipëri nga lufta, 170 jetojnë në Durrës

13 Maj 2022 | 19:57

Po jetojnë në Durrës, por jeta e tyre vijon të jetë e lidhur me Ukrainën. 88 fëmijët ukrainas, çdo ditë shkojnë në shkollë. Përmes platformave online ata nuk kanë humbur asnjë orë mësimi, edhe pse shumë prej mësuesve të tyre, ndodhen ende në Ukrainë, në rrezik për jetën.

“Dita ime nis me mëngjesin, mësimet dhe disa aktivitete, luaj volejboll, komunikoj me miqtë e mi”, thotë Anastasia, e cila është mësuese.

Janë 170 ukrainas që jetojnë në Durrës. Shumë prej fëmijëve nuk i kanë prindërit me vete. Ata i kanë besuar të vegjlit e tyre mësuesve. Vetë kanë qëndruar në Ukrainë për të luftuar.

“Fëmijët po përpiqen të mësojnë të luajnë dhe të jetojnë një jetë normale sa të munden. Përpiqemi të mos flasim shumë për luftën dhe mendojmë që është më e mira për to është të shfaqim gjëra pozitive”, tregon Tetiena.

Frika për familjarët e tyre ekziston. Ata mundohen të jenë gjithë kohës në kontakt me ta.

Tetiana tregon se në Ukrainë ka lënë bashkëshortin, por për vajzën e saj kjo ndarje ishte e  vështirë.

351 shtetas nga Ukraina kanë ardhur në Shqipëri, që pas nisjes së luftës, me statusin e mbrojtjes së përkohshme. Durrësi do të jetë banesa e tyre për disa kohë, ndaj ata kanë filluar të përshtaten.

Janë rreth dy milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus në 24 shkurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026