Suedia dhe Finlanda reagojnë pas deklaratës së Erdogan për vendosjen e vetos
Suedia dhe Finlanda kanë reaguar pas deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i cili tha të premten se mund të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të bllokojë anëtarësimin e tyre në NATO.
Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës kanë thënë se shpresojnë të takohen këtë të shtunë me homologun e tyre turk në Berlin, në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s.
“Ne do të kemi mundësi të diskutojmë rreth aplikimit të mundshëm në NATO”, tha Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, teksa nënvizoi se qeveria turke nuk e ka dhënë drejtpërdrejt këtë lloj mesazhi, raporton Los Angeles Times.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto beson se do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë fundjavës për të “vazhduar debatin brenda vendit”.
Ditën e djeshme, Erdogan tha se për Turqinë është e pamundur që të mbështesë planin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s duke thënë se vendet skandinave janë “shtëpi e shumë organizatave terroriste”.
LEXONI GJITHASHTU
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim