Monitorime nga ajri për kanabis, Nano me skuadrën e Guarda di Finanza

15 Maj 2022 | 12:18

Dukagjini, Thethi, Valbona, dhe Malësia e Krujës ishin koordinatat e para që monitoroi helikopteri i Guarda di Finanza-s italiane. Në këto zona prej vitesh me risk, kishte dyshime se kultivohej kanabis. Në një prej fluturimeve që kanë nisur prej 1 majit mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano.

“Pjesëmarrja ime në këtë fluturim nuk ishte thjesht për t’i falenderuar kolegët italianë që punojnë për të na mbështetur në luftën kundër kultivimit të kanabisit, por për t’iu treguar të gjithë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe vendosmërinë time personale, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, po ashtu edhe të të gjithë efektivëve, në lidhje me goditjen e problematikës së kultivimit të kanabisit”, tha Nano.

Gjatë fluturimit prej 3 orësh nuk u gjet ndonjë parcelë e përgatitur për kultivim kanabisi. Kapiteni i ekipit të Guarda di Finanza, Sergio Angelucci garantoi impenjim maksimal. Mjetet fluturuese të policisë italiane monitorojnë çdo vit për rreth 4 muaj hapësirën shqiptare. Krahas raportit final, në rast konstatimi të parcelave, koordinatat vihen në dispozicion në kohë reale për asgjësimin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026