FOTO | Bllokohet ashensori në QSUT, dëmtohet pacientja
Mbrëmjen e së dielës, një paciente në QSUT ka mbetur e lënduar për shkak të një problemi me ashensorin në urgjencën e sëmundjeve të brendshme.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, ku pacientja është bllokuar brenda në ashensor bashkë me infermierin dhe një punonjës tjetër.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Pacientja dhe punonjësi i barrelës janë dëmtuar sipas policisë, por dhënë më shumë detaje.
Sipas QSUT-së incidenti ka ndodhur ‘gjatë transportit për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike’.
Në foton e siguruar nga Euronews Albania, shfaqet karroca, e cila ka ngecur në ashensor, ndërkohë teknikët kanë lyer zonën me ‘sprite’ të kuq.
Në komunikatën për mediat thuhet se pacientja pas konsultave me specialistët për këtë lëndim dhe ekzaminimet për sëmundjen, pas kryerjes së skanerit rezultoi me tromboemboli pulmonare (ngushtim i arteries).
QSUT nuk jep ndonjë shkak për incidentin por shton se “të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi”.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut