Reforma zgjedhore, ambasadorja Kim: Përgëzoj PS për lëshimet, topi në fushën e Bashës

3 Qershor 2020 | 19:57

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur për një marrëveshje gati për t’u firmosur nga palët në Këshillin Politik. Diplomatja amerikane foli pas një takimi që zgjati 9 orë, dhe tha se, të gjitha palët kanë bërë lëshime për arritjen e një konsensusi. Duke theksuar marrëveshja përmban rekomandimet e ODIHR, por edhe pika që shkojnë përtej tyre, ambasadorja Kim u shpreh se, PS ka bërë lëshime dhe tani kërkohet nga lideri i opozitës, që të pranojë dokumentin.

“Kemi pasur një ditëtë të gjatë, dje u takuam për 9 orë dhe kemi bërë progresin të mirë. U takuan sërish sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thash dje në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, do të duhet që çdo palë të japë që Shqipëria të fitojë, në fakt çdo palë dha dhe gjithashtu çdo palë fitojë, populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet kanë privilegjet e tyre dhe për këtë arsye duhet të jepnin më shumë dhe ata e bënë. Kështu që përgëzoj partinë në pushtet për atë që bënë këtë mbrëmje”, tha ambasadorja amerikane.

“Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirëm, ,jë marrëveshje që do a vendosi Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit në BE. Përmban masat e adresuara nga ODIHR, gjithashtu përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR që do të shihen si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Tani është në dorë të opozitës, për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë të gjithë faktorët dhe të thonë po për popullin shqiptar dhe të thonë po për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushë e tij dhe e ardhmja është në duart e tij”, theksoi znj. Kim.

Çështja që ende ka mbetur për t’u pranuar nga opozita ka të bëjë me administratën zgjedhore. Mazhoranca kërkon depolitizim të plotë ndërsa opozita kërkon depolitizim të pjesshëm. Kjo çështje ka bërë që sërish tryeza e Këshillit Politik të arrijë një marrëveshje konkrete. Ende nuk dihet nëse, nesër do të ketë sërish negociata me praninë e ndërkombëtarëve apo do t’i lihet kohë opozitës që të shqyrtojë dokumentin që pret firmën e tyre për ta kthyer në një marrëveshjeje.

Lexoni gjithashtu:

Basha i përgjigjet ambasadores amerikane: Gjithçka për votën e lirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026