Sejdarasi: 67% e kompanive shqiptare nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve
“67% e kompanive shqiptare nuk deklaruan pagën reale të punonjësve të tyre në janar të vitit 2020”.
Kështu deklaroi gazetari Bardhi Sejdarasi për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”.
“Në 20 janar të këtij viti, ishte afati i fundit që kompanitë shqiptare duhet të deklaronin mbas letrave që iu dërguan nga tatimet. Në 100 kompani, 67 nuk deklaruan pagën reale”, tha ai.
Sipas Sejdarasit, për shkak të kësaj shifre të lartë, Ministria e Financave dhe qeveria u detyruan që të ngrejnë një Task Force për të kontrolluar deklarimin e të ardhurave.
“67% e totalit nuk deklaruan pagën reale dhe u detyrua Ministria e Financave dhe qeveria që të fillonte këtë njësinë që raportoi sot, Task Forcën, e cila bën verifikimin në çdo kompani, shohin sa njerëz janë në punë dhe si paguhen”, u shpreh Sejdarasi.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje