Ashensori që u bllokua në QSUT nuk ishte regjistruar, thotë ISHMT

17 Maj 2022 | 13:25

Ashensori që u bllokua një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke plagosur dy persona nuk ishte regjistruar siç e parashikon ligji.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në një reagim lidhur me incidentin e ndodhur në QSUT, sqaron se rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar.

“Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së”, sqarohet në njoftim.

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer për vitin 2021, 336 inspektime, ndërkohë që numri i ashensorëve të regjistruar pranë ISHMT është 1429.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026