Dy vite pa Teatër Kombëtar, premtimet e qeverisë kanë mbetur vetëm projekt
Mëngjesi i 17 Majit në 2020-tën e gjeti vendin pa godinën e Teatrit Kombëtar.
Lufta për ta mbrojtur godinën atëkohë gati 90 vjeçare, nisi që prej njoftimit se në truallin ku ndodhej Tetari do të ndërtohej një godinë e re shumëfunksionale. Pas shumë zërash vetë kryeministri Edi Rama do ta shpallte projektin për Teatrin e ri më 12 Mars të 2018-ës.
Ky vendim u kundërshtua gjerësisht nga aktorë, intelektualë, qytetarë, e megjithatë edhe këto grupime do të ndaheshin në pro dhe kundër kur Bashkia e Tiranës arriti të bindte disa prej artistëve të tërhiqeshin nga qëndresa e tyre.
Megjithatë kjo nuk ndali qëndresën e aktivistëve dhe aktorëve të tjerë që godina të ruhej.
Vendosmëria e qeverisë për të çuar përpara vendimin për prishjen e teatrit, do të niste edhe me luftë ligjore, ku qeveria nxori një projektligj për Teatrin dhe ndërtimin me partenritet publik privat, i cili u votua nga Këshilli i Ministrave.
Në 2019 Presidenti Ilir Meta, e ktheu ligjin në parlament për shkelje dhe e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Paralelisht në oborrin e Teatrit zhvilloheshin çdo natë takime, me qytetarë dhe të rinj. Shumë prej tyre qëndruan natë dhe ditë aty për të mbrojtur.
Në vitin 2020 Europa Nostra, e listoi si një nga 7 trashëgimitë në rrezik nga shembja, por që duhej patjetër të mbrohej për arkitekturen moderne italene të viteve 1930.
Për qeverinë ajo godinë kishte dalë prej kohësh jashtë funksionit dhe përbënte rrezik për aktorë dhe spektatore, dhe se kishte ardhur koha që shqipëria të kishte një teatër kombëtar dinjitoz.
Urgjenca për të hedhur në tokë truallin ishte e madhe por jo për ta rindërtuar. Rama u justifikua se çmimet janë rritur në sketorin e ndertimit prandaj nuk kanë nisur punimet.
Këtë 17 Maj bëhen dy vite nga shembja e godinës megjithatë ngritja e tetarit të ri nuk është në plan dhe as një nga prioritet e qeverisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje