Foto l Vijon kontrolli për sasi të tjera kokaine në anijen në Portin e Durrësit
Mëngjesin e sotëm janë kapur 53 pako me kokainë në një anije që u ankorua në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta.
SPAK dhe Drejtoria qendrore e Hetimit në Policinë e Shtetit po zhvillojnë një operacion, ku mësohet se vijon kontrolli i anijes për të parë nëse ka ende sasi të tjera kokaine, siç duket edhe në fotone siguruar nga Euronews Albania.
Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri ‘Unistream’, që transportonte 6 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.
Anija “Unistream”, në të cilën u gjendën mbi 50 kg kokainë, kishte si destinacion portin e Durrësit.
Në dokumentet e siguruara nga Euronews Albania, anija ishte nisur nga Barranquilla në Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë.
Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.
LEXONI GJITHASHTU
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup