Finlanda dhe Suedia dorëzojnë sot aplikimet për në NATO
Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimet e tyre në NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Ku qëndron rëndësia e kësaj?
Finlanda dhe Suedia janë gati t’i japin fund neutralitetit duke u bashkuar me NATO-n, aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA.
Dy kombet nordike e kishin mbajtur larg prej dekadash aleancën ushtarake, por sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka ngjallur shqetësime sa i takon sigurisë, në të gjithë rajonin.
Ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë do të takohen të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Andersson dhe Niinisto do të takohen më pas ditën e enjte me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
A do të kenë sukses ofertat e tyre për t’u bashkuar?
Aplikimi i Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO kërkon një votim në parlament, por duke pasur parasysh mbështetjen e qeverisë në pushtet, kjo pengesë pritet të kalohet.
Në Suedi, masa u debatua në parlament të hënën dhe ka mbështetje të gjerë për anëtarësimin në NATO, por qeveria nuk ka nevojë për pëlqimin e ligjvënësve për të ecur përpara.
Njoftimet janë mbështetur nga udhëheqësit në pothuajse të gjitha vendet e NATO-s.
Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do ta miratonte anëtarësimin për shkak të sanksioneve ndaj Ankarasë dhe akuzoi të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.
Po më?
Çdo vend evropian mund të kërkojë të anëtarësohet në NATO, për sa kohë që ata plotësojnë disa kritere dhe të gjithë anëtarët ekzistues janë dakord.
Diplomatët e NATO-s i thanë Reuters se ratifikimi i anëtarëve të rinj mund të zgjasë një vit, pasi legjislaturat e të 30 anëtarëve aktualë duhet të miratojnë aplikantët e rinj.
Si Finlanda ashtu edhe Suedia tashmë përmbushin shumë nga kërkesat për anëtarësim. Ato përfshijnë:
- të pasurit e një sistemi politik demokratik funksional të bazuar në një ekonomi tregu,
- trajtimin e drejtë të popullatës minoritare,
- angazhimin për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore,
- aftësinë dhe vullnetin për të dhënë një kontribut ushtarak në operacionet e NATO-s dhe
- angazhimin për marrëdhëniet dhe institucionet civile-ushtarake demokratike.
Si ka reaguar Rusia?
Moska ka paralajmëruar për “pasoja” nëse ky anëtarësim realizohet.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk do të krijonte një kërcënim, por “zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor sigurisht që do të marrë përgjigjen e Moskës”.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se “do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës” në mënyrë që të ndalojë kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 08:45 Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)
- 08:31 Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
- 08:17 Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë