Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë, thotë Erdogan

18 Maj 2022 | 15:23

Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi këtë të mërkurë se aleatët e NATO-s duhet të kuptojnë ndjeshmërinë e Turqisë në lidhje me sigurinë.

Në një fjalim para ligjvënësve nga partia e tij në pushtet, ai tha se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të vijnë në Turqi për të diskutuar, shkruan BBC.

Ai tha se Suedia nuk duhet të presë që Turqia të miratojë ofertën e saj për anëtarësim në NATO pa kthyer “terroristët”.

Turqia akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që ajo e sheh si një organizatë terroriste, dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar dhjetëra kërkesa për ekstradimin e militantëve kurdë, të cilët Turqia i cilëson si terroristë.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, megjithëse presidenti i SHBA Joe Biden tha dje se ishte i bindur se mund të arrihet konsensusi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026