Arrestohet personi i gjashtë që ndihmoi autorët e plagosjes në Pogradec
Policia e Tiranës ka arrestuar personin e gjashtë që kishte ndihmuar autorët e plagosjes me armë zjarri të Joan Muçllarin pak kohë më parë në Pogradec.
B. B., 33 vjeç banues në Pogradec së bashku me 5 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë), nuk kanë kallëzuar në Polici për ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, dhe kanë përkrahur autorët e krimit, Firdeus Berberin dhe Greisi Maxharin, të cilët gjatë një konflikti, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Joan Muçllari 22 vjeç, banues në Pogradec.
Më herët policia kishte arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët dyshohen se kanë ndihmuar dy autorët e plagosjes.
Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar autorët që të largohen nga vendngjarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)