12 miliardë $ kundër urisë, OKB kërkon zhbllokim të eksporteve ukrainase

19 Maj 2022 | 11:18

Me një paketë prej 12 miliardë dollarësh nga Banka Botërore dhe një thirrje e OKB-së për të zhbllokuar eksportet ukrainase të drithërave, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të avancojë përpjekjet për të shmangur krizën e ushqimit në botë, që është përkeqësuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Nuk ka zgjidhje efikase të krizës ushqimore pa riintegruar produktet ukrainase, si dhe ushqimet dhe fertilizuesit e prodhuar nga Rusia dhe Bjellorusia në tregjet botërore. Rusia duhet të lejojë eksportin e sigurt të drithërave të bllokuara në portet ukrainase dhe produktet ruse duhet të kenë akses të pakufizuar në tregjet botërore pa asnjë pengesë”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Nga ana e tyre, institucionet financiare ndërkombëtare i dhanë jetë një plani veprimi me projekte konkrete për të përshpejtuar programet ekzistuese, me qëllim përmbushjen e nevojave aktuale.

“Kjo është një krizë që ka gjasa të përkeqësohet krahasuar me krizën ushqimore të viteve 2007-2008, duke prekur familjet e varfra. Tashmë ne kemi konstatuar pasiguri ushqimore në nivele të larta. Për t’ia dalë, fondi do të përdoret për familjet e varfra duke përforcuar sigurinë sociale”, u shpreh Martien Van Nieuwkoop, drejtor për agrikulturën dhe ushqimin në Bankën Botërore.

Në Nju Jork, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që personalisht kryesoi takimin ministerial për krizën ushqimore, nënvizoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër urisë dhe kequshqyerjes në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026