4 hapat për një president konsensual mes PS-PD

19 Maj 2022 | 12:56

Pas disa raundeve diskutimesh mes PD dhe PS lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri në mënyrë konsesuale, dje socialistët pranuan draftin e demokratëve që kandidatët në raundin e dytë dhe të tretë t’i propozojë vetëm opozita.

Procedura e propozuar nga demokratët parashikon që grupi i PD të zgjedhë 4 kandidatë, ndërsa PS të përzgjedhë 2 kandidatë.

Një komision i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë do të përzgjedhë në fund 1 kandidat të vetëm.

Kandidati i përzgjedhur me konsensus propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.

Më 23 maj është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit....
13:37 | 22/07/2026

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale...
12:44 | 22/07/2026