Kryeministri Hoti: Do jem unë kryenegociator për dialogun

5 Qershor 2020 | 07:29

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel.

Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq për procesin e dialogut.

Hoti po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, dhe se janë dakordësuar për vazhdimin e dialogut.

Kryeministri i ri i Kosovës po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun.

Dyzetë e katërvjeçari Hoti u zgjodh të enjten kryeministër pas votëbesimit me 61 vota në parlament.

Zgjedhja e tij erdhi pas më pak se 130 ditësh qeverisje të qeverisë së Albin Kurtit, e cila u rrëzua më 25 mars me 82 vota nga mocioni i nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më parë, në vitet 2014-2017, Hoti ka qenë Ministër i Financave në qeverinë e përbashkët mes LDK-së dhe PDK-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës, qeveria e re votohet me 61 vota pro

Rama dhe Basha përshëndesin formimin e qeverisë së re në Kosovë

​Isa Mustafa: Një ditë e madhe për Kosovën, Hoti kryeministër vizionar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026