Ekstradohet nga Holanda një prej “babagjyshëve” hajdutë të argjendarive

29 Shtator 2019 | 11:07

Mëngjesin e kësaj të diele, zyra e Interpolit të Tiranës ka ekstraduar nga Holanda një shqiptar të dënuar me 30 vite burg, pasi dyshohet të jetë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve me armë.

Fatmir Pjetri, 33-vjeçar nga Puka, rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, mbi akuzat për “vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale”.

fatmir pjetri

Ekstradimi i tij nga Amsterdami në Tiranë është kryer falë bashkëpunimit me autoritetet holandeze të zyrës së Interpolit të Hagës.

Pjetri dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur ndryshe si banda e “Babagjyshëve”, të cilët gjatë vitit 2013 e në vazhdim kanë grabitur me armë disa argjendari në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit.

Disa nga rastet e dokumentuara nga hetuesit shqiptarë janë ato të vjedhjeve me armë të argjendarive në Kuçovë, më 28 shtator; në Laç më 5 nëntor; në Fushë-Krujë më 25 nëntor, si dhe në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit, më 24 dhjetor, të gjitha gjatë vitit 2013.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026