Dita Botërore e Mjedisit, në Tiranë lumejntë dhe rrugët të mbushura me plehra dhe inerte

5 Qershor 2020 | 18:41

Data 5 qershor njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Mjedisit. Një vëzhgim i Euroneës Albania tregon se si lumenjtë dhe rrugë janë të mbushura me plehra dhe inerte.

Këtë situatë e vëren në disa lumenj, në zona të ndryshme përreth kryeqytetit. Edhe pse prej disa kohësh Ministria e Brendshme paralajmëron ndëshkim të kujtdo që ndot ambientin duke shkaktuar masakër mjedisore, dhe kërkon që qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë, gjendja në terren është kjo që shihet në pamje, që nuk ka nevojë për shumë koment.

Disa prej mbetjeve përgjatë lumenjve mbeten brigjeve, të tjera përfundojnë në det.  Në zonën e Vaqarrit në disa segmente, të duket sikur lumi është I pastër, por mjafton drejtosh shikimin dhe sheh se as kjo pjesë nuk do t’i shpëtonte ndotjes, thjesht plehrat kanë ngelur nëpër shkurre.

Mbetjet nuk i gjen vetëm në lumenj, por dhe në anë rrugëve. Këtu jemi në fshatin  Mëzes, ku rrugët janë kthyer në kazanë mbeturinash dhe syri të sheh tapiceri makinash apo perime të hedhura nga fermerët, por edhe inerte. Këto të fundit i gjen në disa fshatra të Tiranës, pas nisjes se aksionit për shembjen e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026