Protestuesja gjysmë nudo hyn në tapetin e kuq të Kanës me ngjyrat e Ukrainës

21 Maj 2022 | 12:18

Një grua e paidentifikuar ka hyrë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanës gjysmë e zhveshur, dhe e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Në trupin e saj gruaja kishte shkruajtur “Ndaloni të na përdhunoni”, dhe kjo ndodhi përpara premierës së filmit të ri të regjisorit George Miller, Three Thousand Years of Longing.

Punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë shumë shpejt duke e mbështjellë gruan me një xhaketë për t’i mbuluar të gjitha pjesët intime përpara se ta largonin nga vendndodhja, raporton news.sky

Në Twitter, grupi aktivist francez “Scum” tha se gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026