Policia do të bllokojë disa rrugë në Tiranë gjatë ndeshjes Roma – Fejnord

21 Maj 2022 | 12:38

Të mërkurën, më 25 maj, Policia do të bllokojë një pjesë të rrugëve të Tiranës, ndërsa do të kufizojë lëvizjen në disa të tjera për shkak të ndeshjes së Ligës së Konferencës ku luajnë skuadrat italiane të futbollit Roma dhe Fejnord.

Kjo bëhet për shkak të grumbullimit masiv të qytetarëve, shqiptarë e të huaj atë ditë në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në konferencë për mediat, të shtunën.

“Do të jetë aktivitet i përmasave shumë të mëdha, ndaj Policia do të bëjë bllokimin e disa rrugëve, disa të tjera do të kenë kufizime”

Nano tha se akset specifike do të njoftohen në vijim nga Policia e Shtetit.

Ai bëri të ditur se në mënyrë që të mos ketë pëplasje, dy tifozeritë janë ndarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Tirana nuk do të “rrethohet” si qytet atë ditë, mirëpo Policia u sugjeron qytetarëve që të mos lëvizin masivisht me makina.

Ndeshja do të mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Roma-Fejnord, finalja e Ligës së Konferencës që do luhet në “Air Albania”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026