Valle e muzikë tradicionale në Festivalin Ballkanik në Korçë

21 Maj 2022 | 13:12

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë gjallëruar qytetin juglindor, duke performuar në rrugët kryesore e duke kulmuar me valle te përbashkëta në Pazarin e Vjetër të Korçës, gjatë Festivalit Ballkanit.

Arti dhe kultura bashkojnë e nuk sjellin përçarje, tregojnë drejtuesit e asambleve, ndërkohë vlerësojnë mikpritjen që u është bërë në Shqipëri.

“Është hera e dytë për ne në Shqipëri, po e shijojmë këtë vend të mrekullueshëm dhe jemi falënderues për të marrë pjesë në këtë aktivitet për të shfaqur një pjesë të kulturës tonë”, u shpreh Emin Djeceviç, Emin Djeceviç.

“Jemi me tepër se 25 persona që kemi ardhur nga Bosnja, është hera e parë dhe është mahnitëse. Duhet të bëjmë me tepër evente të tilla, që nuk kanë vetëm përmbajtje artistike por bëjnë bashkë dhe vendet e Ballkanit, gjë që nuk ndodh shpesh”, Nihad Deriçeviç, Përfaqësues i Bosnjës.

“Ne vijmë nga Prizerni, ne edicionin e katërt të festivalit të Ballkanik këtu në Korçë. Sekonda 42 sigurisht sepse me vet faktin që quhet Shpirti Ballkanik e pjesëmarrës janë shumë grupe nga Ballkani, na bëjnë bashkë sepse arti dhe kultura janë mbi të gjitha dhe janë mbi politikën, mbi çdo gjë që është e keqe, arti është i mirë”, tha Jeton Qafleshi, Përfaqësues i Kosovës.

Festivali vjen pas një sërë ndërprerjesh për shkak të pandemisë, ndërkohë që qëllimi kryesor është ndërlidhja e vendeve ballkanike tregon një nga organizatoret e festivalit.

“Ka një qëllim shumë të madh, për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit sepse ne jemi shumë të ngjashëm me njeri tjetrin. Është festivali i parë Ballkanik në Shqipëri dhe kjo zhvillohet në Korçë, na bën dy herë krenar. 1:03 qëllimi është që ata të mësojnë një valle nga vendet e tjera jo vetëm të performojne vallet e tyre. Unë e kam quajtur Ballkani dorë për dore”, u shpreh organizatorja Blerta Belliu.

Në fund të festivalit njeri nga grupet ballkanike do të ketë shansin të fitojë çmimin e edicionit të katërt të këtij festivali, një festival i cili synohet të shtrihet e ne vende te tjera të Ballkanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026