Kryeministri Kurti takon senatorin Ted Kruz

21 Maj 2022 | 19:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin amerikan, Ted Kruz, me të cilin ka diskutuar mbi situatën gjeopolitike në Evropë, pas agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Kurti është shprehur se Kosova e sheh SHBA si një partner të pazëvendësueshëm në përmbushjen e aspiratave të saj.

Ai tha se Kosova po lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe po ndërmerr reforma në drejtësi dhe zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimi ekonomik dhe siguria kombëtare janë themelet e shoqërive prosperuese dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës Kosovës”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiç, akuzoi organizatorët studentorë të protestës së 15 marsit 2025 se po planifikonin thellimin e përçarjeve dhe provokimin e një...
14:38 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026