Lufta mund të ndalet vetëm përmes diplomacisë, thotë Zelenski

22 Maj 2022 | 08:33

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.

Në një deklaratë të tij për televizionin kombëtar, Zelenski u shpreh se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë, por shtoi se lufta mund të ndalet përfundimisht vetëm në ”tryezën e bisedimeve”, shkruan BBC.

Ndërkohë, luftime të ashpra po zhvillohen në dhe rreth qytetit Severodonetsk, ndërsa forcat ruse shtojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut.

Ditën e djeshme, Rusia shpalli fitoren pas betejës disamujore për të pushtuar qytetin-port të Mariupolit, në Ukrainë.

Luftëtarët e fundit që mbronin impiantin Azovstal të qytetit tashmë janë dorëzuar, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet

Një tërmet i fuqishëm tronditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë të martën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra shtëpi, duke shkatërruar rrugë dhe...
12:47 | 28/07/2026

Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues

Zyrtarët iranianë ekzekutuan publikisht dy burra të akuzuar për pjesëmarrje në demonstrata gjithëpërfshirëse kundër regjimit në fillim të këtij viti, thanë zyrtarët e të drejtave...
12:37 | 28/07/2026