Menaxhimi i Butrintit, Berisha: Akt korruptiv, parashikohet shpërbërja e parkut

23 Maj 2022 | 11:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar projektligjin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga një fondacion privat, si një akt korruptiv të pashembullt.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se nuk do lejojë kryeministrin Edi Rama që ta trajtojë Parkun e Butrintit si plaçkë.

Ndër të tjera, Berisha tha se në planin e menaxhimin është parashikuar edhe shpërbërja  e parkut.

“Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do mundet të sillet e Butrintitn sikur të ishte plaçkë, është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara kombëtare. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, deklaroi ish-kryeministri.

Parku Kombëtar i Butrintit pritet të administrohet nga një fondacion që do të krijohet në bashkëpunim të qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prostesta të mos përdoret nga eurodeputetët”, Iljazaj: Moment historik për të demokratizuar…

Analisti Ervis Iljazi ka komentuar në Noë në Euronews Albania me moderatore Erla Mëhillin, protestën qytetare në Tiranë që zhvillohet prej 30 ditësh. Iljazaj ka...
21:41 | 29/06/2026

“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen...
12:18 | 29/06/2026

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë...
12:09 | 29/06/2026