Kisha e shpresës gjatë luftës në Kosovë, dëshmon prifti që mbrojti shqiptarët

23 Maj 2022 | 13:25

Kisha e Shna Ndout në Glogjan të Pejës gjatë luftës së Kosovës u kthye në strehë dhe shpresë për qindra mijëra shqiptarë që përndiqeshin nga regjimi i Milloseviçit.

Mijëra shqiptarë të Kosovës u shpëtuan në këtë kishë, ku kjo kishë u mundësoi katolikëve dhe myslimanëve të festonin pashkët dhe të kryenin ritet në muajin e shenjtë të ramazanit.

Famulltari Dom Kelmend Spaqi, është ai që mbrojti dhe ndihmoi myslimanë dhe të krishterë, në periudhën më të vështirë të tyre, atë të luftës në Kosovë e cila vërteton më së miri thënien e  At’ Gjergj Fishtës, “vërtet kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”.

“Ishte një kohë kur njerëzit kërkonin ndihmë. 4 prilli i vitit 1999 ka qenë tmerri i tmerrit. 20.000 mijë njerëz ka pasur në kishë, nëpër fshat e livadhe. Pasi, afër Kishës, ka qenë komanda e UÇK-së më në krye Hardinajn. Kemi pasur edhe një ambulancë në Kishë, Motrën infermiere dhe mjekun e spitalit. Vjene dhe Motra Vera, gjinekologe, e cila ndihmon lindjen në livadhe. Me doktor Agon Koçin kemi bërë operacion kirurgjikal. I kemi nxjerrë një herë plumbin e ia kemi pastruar këmbën. Kanë hyrë serbët”, tha Spaqi.

Pas masakrës në familjen Jashari ku u vra komandanti Legjendar dhe e gjithë familja e tij, ofensiva e ushtrisë serbe u shtri ngado. Qindra mijëra qytetarë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre duke gjetur strehën, ushqimin dhe shërbimin mjekësor në Kishën e Shna Ndout dhe në shtëpitë e banorëve të Gllogjanit  të Pejës.

Kjo bëri që forcat serbe ta intensifikonin sulmin e tyre në këtë zonë në fillim të Prillit të vitit ‘99.

“4 prilli, i kanë marrë 12 burra për t’i pushkatuar. Kam shkuar pas tyre, edhe iu kam prirë. ‘Ose edhe mua ose asnjë’, edhe i kam kthyer në shtëpi. Në kishë, domethënë. Unë sot nuk mund ta besoj se si kam mundur në atë kohë t’ia marr serbit automatikun prej dore”, tha prifti.

Kisha e Shna Ndout ne Gllogjan të Pejës u shndërrua edhe të dielën e pashkëve të vitit 1999 në shpëtim të më shumë se 4 mijë shqiptarëve që përndiqeshin nga forcat e Millosheviçit.

As shtëpia e zotit nuk e ndali atë të ndërhyjë brutalisht e ta ndalin edhe meshën e pashkëve, duke urdhëruar priftin e kësaj Kishe Dom Kelmend Spaqin ta ndale meshën e ti dorëzojë tek shqiptarët e besimit mysliman.

“Vendosen t’i përcjellin gjysmën e popullit për Shqipëri, e gjysmën t’i ndalnin atje. Ndaji, më thanë, besimtarët e tu, myslimanët na i jep neve, e dimë ne se çfarë bëjmë me ta. Jo, kurrë e përjetë. Unë s’i ndaj. Nuk ka këtu as katolikë e as myslimanë. Këtu ka njerëz të pafajshëm. Më thanë duhet të të pushkatojmë ty e pastaj gjithë të tjerët”, tha Spaqi.

Jo për herë të parë ata kërkonin përçarjen mes shqiptarëve.

Dom Kelmendi rrëfen se si forcat serbe ishin mundur te fusnin përçarje mes shqiptarëve, duke i ndarë sipas besimit fetar, edhe pse ajo kishë gjatë luftës u shndërrua në shtëpinë e shqiptarëve ku 99% i përkisnin besimit mysliman.

“Më kujtohet një moment kur një djalë 12-13-vjeçar erdhi nga Drenica. Të plagosur, me këpucë të prishura, të gjakosur. Ai e kishte emrin Agron, s’e harroj sa të jem gjallë, e marr në krah, e shtri në Odë. Por kryqi që kisha në qafë, i ra në fytyrë e ai mendoi se isha armik. Pasi serbët kanë shkuar gjithkund me kryq”, tha ai.

“Janë përpjekur të përçajnë shqiptarët katolikë me ata myslimanë. Gjithmonë kanë qenë 99% myslimanë në Kishë”.

E ndërsa pashkët u festuan mes frikës dhe terrorit te forcave serbe, besimtarët myslimanë e kishin më të vështirë për të kryer ritet e tyre fetare, pasi xhamitë ishin shkatërruar e ata përndiqeshin vazhdimisht nga forcat serbe.

Ishte muaji i Ramazanit Dom Klementi gjeti mënyrën që edhe besimtarët myslimanë të agjëronin e të kryenin aq sa mundeshin ritet e besimit të tyre.

“Edhe ata kishin dëshirë të mbajnë Ramazanin. Ne të dielën ne Pashkëve na kanë hyrë në kishë me 4 prill. Ne e festuam nën plumba, por edhe ata le ta festojnë Ramazanin. Jam interesuar për të gjetur orarin e iftarit edhe të syfyrit, kam gjetur orarin, i kam njoftuar njerëzit, kur të dëgjohet kambana është koha e iftarit, pas 12 të natës, koha e syfyrit. Njerëzit e kanë mbajtur Ramazanin se e kanë ndjerë veten vëlla me vëllazën e me motra”, tha Dom Klement Spaqi.

Dom Klement Spaqi sot e ka te vështirë të mendojë se si ia ka dalë në atë situatë ku vdekja i qëndronte mbi koke në çdo veprim apo hap që ndërmerrte.

“Nuk ka dëshirë t’i përsëris. Nuk mund t’i besoj vetes se çfarë kam përjetuar. Në një moment erdhën policia serbe dhe paramilitarët. Plagoset një ushtar dhe vijnë të më marrin mua ta çoj te mjeku, me kallash në qafë. I kam gjetur motrat duke qarë në dritare e kur kam hyrë në oborr më thanë motrat, e je ti? Po, po motra gjallë jam”, rrëfeu Dom Klement Spaqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026