‘Kurrë s’jam ndjerë kaq i turpëruar’, dorëhiqet diplomati i lartë rus
Këshilltari i Rusisë në OKB ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve ’të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme’ në Ukrainë, duke e bërë atë diplomatin më të lartë të vendit që ka dezertuar për shkak të luftës, raporton BBC.
Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë ‘kthesa të ndryshme’ të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës së tij 20-vjeçare ‘por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj’.
Duke e quajtur katastrofik nivelin e gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putin ishte ‘jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë’.
Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës. Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak